Plagosja me th*kë e STUDENTIT pranë universitetit "Metropolitan", arrestohet autori 19 vjeçar!

21 November 2024, 13:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosja me th*kë e STUDENTIT pranë universitetit
Pamje nga ngarja: Autori: Ajdin Ajvazi, i plagosuri: Aron Demirajn

Ajdin Ajvazi, 19 vjeçari që plagosi me thikë studentin Aron Demirajn është arrestuar nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të enjteje pranë universitetit "Metropolitan" në zonën e “Qytet Studenti” në kryeqytet.

20 vjeçari u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Nga pamjet e siguruar nga VoxNews, shihet gjak në karrigen e një lokali në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Autori dhe i plagosuri janë të dy studentë, ndërkaq në vendngjarje ndodhen forca të policisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Video