Vendimi përfundimtar për Inceneratorin e Elbasanit shpallet më 5 tetor

21 September 2023, 11:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendimi përfundimtar për Inceneratorin e Elbasanit shpallet më 5
Inceneratori i Elbasanit

Gjykata e Posaçme caktoi datën 5 tetor, ora 13:00 për shpalljen e vendimit përfundimtar ndaj të akuzuarve për inceneratorin e Elbasanit.

Ditën e sotme gjykata u njoh me mbrojtjen e “Albtech energy”, i cili theksoi se referuar bilanceve të kompanisë, pagesave, por edhe akt-ekspertimit financiar rezulton se nuk ka pasur hapësirë për abuzim.

Po sipas avokatit mbrojtës, kompania është para gjësë së gjykuar, pasi është hetuar me herët nga Prokuroria e Elbasanit, ku është pushuar.

Ndërkohë Lefter Koka, përmes avokatit, paraqiti disa akt-ekspertime që provojnë probleme shëndetësore të tij.


Video