"Bëni kujdes, është i armatosur", Del foto tjetër e autorit që plagosi efektivin e "Shqiponjave"

21 September 2023, 08:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Bëni kujdes, është i armatosur", Del foto tjetër
Klerent Bozhanaj

Policia ka publikuar foton e Klerent Bozhanaj, 42 vjeçarit që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor Edlir Alleshi. Policia bëri me dije se ofron 20000 euro shpërblim për këdo që jep informacion për Bozhanaj.

Në foton e re, autori i plagosjes së Policit, shihet i buzëqeshur dhe me varëse floriri në qafë. 

Ndërkohë Kreu i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një prononcim për gazetarët tha se Klerent Bozhanaj, 42-vjeç është i armatosur dhe ka shenja të theksuara depresioni. Bëhet e ditur se Bozhanaj ka qenë emigrant në Itali dhe është kthyer në muajin gusht në Shqipëri.

SI NDODHI PLAGOSJA?

Ngjarja ndodhi ditën e kaluar, në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark  efektivi i “Shqiponjave”. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën



Video