Vendimi i Strasburgut për Thoma Gëllçin, Braçe: SPAK, GJKKO, Kushtetuesja heshtin për një akt shpërfilljeje që dhemb dhe tmerron!

26 February 2025, 15:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendimi i Strasburgut për Thoma Gëllçin, Braçe: SPAK,
Thoma Gëllci

Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që e cilësoi masën e ndalimit me burg të Thoma Gëllçin si të paligjshme, duke thënë se institucionet në vend heshtin për një vendim të “pashembullt shpërfilljeje”.

Braçe, i cili thotë se ndonëse Gëllci është dënuar, thotë se atij i është “rrëmbyer një copë nga jeta”.

“Njeriu nuk është numër”, shprehet Braçe teksa nënvizon edhe miqësinë e tij me Gëllcin.

Reagimi i plotë:

THOMA GËLLCI NUK ËSHTË NJË NUMËR!

Për më tepër një numër që nga largësia e 2021it të vlejë për të dëshmuar se numri i masave “arrest me burg” ka rënë!

ËSHTË QENIE NJEREZORE-NJERI;

Një djalë, një vlla, një burrë, një baba, një gjysh, një mik, një shok, pooooo ishte dhe një funksionar publik;

Si i tillë GEZON PLOTËSISHT LIRI E TË DREJTA THEMELORE.

NUMRAT, STATISTIKAT I SHUAJNË TË GJITHA KËTO.

Atë kohë, pra kur u arrestua, dikush e quajti “DËM KOLATERAL”, sipas tij normale në rastet e reformave “të medha”.

TANI, VIJON TË JETE I TILLE, POR PAS VENDIMIT TE STRASBURGUT, SECILI NGA ATA QE E FIRMOSEN PER TA ARRESTUAR E DERGUAR NE BURG, MBAJTUR ATY, PO HESHT-SPAK, GJKKO, APELI, GJYKATA E LARTE, GJYKATA KUSHTETUESE, HESHTIN, NE NJE AKT TE PASHEMBULLT SHPERFILLJE QE DHEMB POR EDHE TMERRON;

Mund të arrestohesh, të mbyllin në burg, gjithçka gjykohet në Strasburg e paligjshme, po kaq, asgjë, kështu funksionon, është normale!

JOOOOOOOOO, NUUUUUK ESHTE NORMALE!

Se nuk është jeta jote, është jeta e tij në familjen e tij.

THOMA GELLCI NUK IKU, ishte ne fshatin e tij buze kufirit, as e dinte kerkush qe ishte atje-ikte po te donte;

Telefonoi zv drejtorin e policise se shtetit, ju prezantua, i tha ku ishte, e pyeti ku duhej te paraqitej-e habiti ne fakt, shkoi vete ne policine e Ersekes, e derguan ne Korce, pastaj ne Tirane me nje makine qe skishte as nafte per rrugen; kush e ben kete?!

NUK E MBROJTI KERKUSH! As une qe i detyrohem pafund-e qepa gojen se e kisha votuar vete Reformen, thelbin e saj SPAK, heshta dhe me vjen turp pafund; kurre nuk me vuri ne siklet per kete, as me kerkoi ta mbroja-fare, thjesht me kerkoi nje bluze te PARTIZANIT!

THOMA GELLCIN E SULMOI CILIDO-individ e kompani, qe nuk pranonin ngritjen e nje TRANSMETUESI PUBLIK-RTSH;

Shihni RTSHne sot, krahasojeni me ate qe beri THOMA GELLCI dhe kuptoni se TE DREJTAT EKSKLUZIVE QE REFUZOI TI LINTE APO SHISTE TEK PRIVATET, JU KTHYEN NE SULM DHE E CUAN NE BURG, permes nje oligarku!

Ja spjegova kujtdo qe munda kudo-sy me sy, po nga te gjitha mora nje pergjigje: CA TE THEM?!

MA THUAJ SOT!

SE ESHTE JETE NJERIU, NUK ESHTE NUMER!

Ma thuaj me ze, pa frike, eshte detyrim:

GABOVA, GABUAM! I MOREM COPE NGA JETA!


Video