Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit të GJKKO çon drejt konfiskimit edhe sipërfaqen me 66 mijë metra katrorë truall në zonën e bregdetit të Lezhës, te “Rana e Hedhun”.
Kjo sipërfaqe ishte sekuestruar më parë nga SPAK-u.
Gjithashtu pas vendimit të formës së prerë, të tre të dënuarit e sotëm do të vihen nën komunikim dhe ekzekutim vendimi nga Policia e Shteit.
Konkretisht ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj do kthehet edhe një herë në qeli për të vuajtur 2 vite dhe 8 muaj burg, për këtë çështje të dytë, pasi vuajti dënimin edhe për të parën.
Po kështu edhe zyrtari Bledar Cara do izolohet për të vuajtur 1 vit dhe 4 muaj izolim.
Kurse Juxhina Memës do i komunikohet edhe vendimi për shërbimin e provës me 5 vite, pasi dënimi me 1,4 vite burgim iu konvertua nga Apeli.