Aksident i rëndë në aksin Melan-Peshkopi, makina del nga rruga, lëndohen 3 persona!

23 December 2024, 11:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i rëndë në aksin Melan-Peshkopi, makina del nga rruga,

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Melan-Peshkopi.

Një 62-vjecar ishte duke drejtuar automjetin e tij, ku ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga. Për pasojë është lënduar shoferi dhe 2 pasagjerët që ndodheshin në automjet.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjeksore të nevojshme ndërsa fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet policia ku po heton për shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Melan-Peshkopi, shtetasi Sh.H., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.”


Video