A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Gjykata e Posaçme nuk arriti dot në një vendim për Selim Çekajn, babanë e Arbër Çekajt, person ky që trafikoi 613 kg kokaine përmes një kompanie me fruta.
Për të dytën herë, SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes me argumentin që nuk vërtetohet akuza për përfshirjen e tij në trafik droge.
Por gjyqtari Erjon Bani në seancën e sotme është shprehur se do të marrë një vendim pasi të njihet me vendimin e djalit të tij Arber Cekaj, i cili u dënua për trafik lëndësh naroktike.
Selim Çekaj u arrestua në tetor të vitin 2021 pasi brenda konteniereve të kompanisë në emër të tij u kapën 49 kg kokainë. Aktualisht ai ndodhet pa masë sigurie.