Akuzat ndaj Altin Bashës për abuzim me fondet e teatrit, reagon aktori Rezart Veleshnja: Turp për komunitetin e aktorëve

22 December 2024, 20:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzat ndaj Altin Bashës për abuzim me fondet e teatrit, reagon aktori
Rezart Veleshnja dhe Arben Derhemi

Pas skandalit të publikuar në emisionin Piranjat, në Syri Tv për çiftin Altin dhe Ilirjana Basha, ka reaguar edhe aktori Rezart Veleshnja.

Veleshnja thotë që kjo që ka ndodhur është tallje për komunitetin e artistëve.

E ndërsa thekson se kjo histori do të marrë fund, Veleshnja thotë se këtë mënyrë do “çlirohet edhe Teatri Kombëtar”, duke nënkuptuar largimin e Altin Bashës.

Basha u akuzua nga emisioni “Piranjat” se si drejtor i Teatrit Kombëtar, në konflikt interesi, ka punësuar bashkëshorten e tij Iliriana Basha, duke i dhënë dorë të lirë për fondet e një shfaqjeje.




Video