Bie nga karroceria e zetorit, ndërron jetë 69-vjeçari në Korçë

22 December 2024, 16:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie nga karroceria e zetorit, ndërron jetë 69-vjeçari në
Spitali i Korces

Një 69-vjeçar ka humbur jetën në Korçë pasi ra nga karroceria e një zetori. Ai u dërgua në spitalin e këtij qytetit por humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e zetorit si edhe ka bllokuar mjetin.

Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në urgjencën e Spitalit Korçë, është dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi F. Xh., rreth 69 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga karroceria e një zetori.

Si pasojë e plagëve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë më spital.

Drejtuesi i mjetit shtetasi B. M., 26 vjeç,  po shoqërohen për në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Gjithashtu mjeti tip zetor është bllokuar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethana të rastit.


Video