Përkeqësohet moti në Durrës, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

23 December 2024, 12:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përkeqësohet moti në Durrës, ndalohet lundrimi i mjeteve

Autoritetet detare të Durrësit kanë paralajmëruar për kushte të përkeqësuara hidrometeorologjike në detin Adriatik dhe Jon duke filluar nga ora 08:00 e datës 23 dhjetor 2024.

Parashikimet tregojnë erëra të fuqishme me drejtim Jug-Juglindje dhe Veri-Veriperëndim, me forcë deri në 6-7 ballë, shpejtësi deri në 20 m/s dhe lartësi dallgësh deri në 3.3 metra.

Për të shmangur situata të rrezikshme, janë marrë dhe masat e mëposhtme:

Ndalimi i lejeve të nisjes për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë në det të hapur, duke filluar nga ora 08:00 e datës 23 dhjetor.

Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit janë të detyruar të marrin masa për sigurimin e mjeteve dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas itinerarëve të tyre.
Autoritetet njoftojnë se përmirësimi i situatës pritet të ndodhë pas orës 16:00 të datës 24 dhjetor 2024


Video