Veliaj kundër pezullimit të afateve të paraburgimit, sot seanca në Apel. Avokati Plarent Ndreca paraqitet në Gjykatë

29 April 2026, 09:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Veliaj kundër pezullimit të afateve të paraburgimit, sot seanca
Avokati Plarent Ndreca paraqitet në Gjykatë

Shqyrtohet sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit kërkesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për shfuqizimin e një vendimi të Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Në seancën e kaluar shqyrtimi i ankesës u shty për shkak të parregullsive nga Drejtoria e Burgut të Durrësit, në njoftimin e Veliajt.

Avokati i kryebashkiakut, Plarent Ndreca sapo është paraqitur në gjykatë.

 

 


Video