Vdes nga mbidoza e ilaçeve 36-vjeçarja në Shkodër, e gjen të pajetë e ëma

24 May 2023, 21:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vdes nga mbidoza e ilaçeve 36-vjeçarja në Shkodër, e
Foto ilustruese

Një 36-vjeçare është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në Shkodër. Viktima është shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

Ajo banonte me qira në një hostel në lagjen "Tre Heronjtë" dhe është gjetur e vdekur nga nëna e saj. Autoritet policore bëjnë me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se 36-vjeçarja ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Njoftimi:

Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen "Tre Heronjtë", në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Video