Qëndronte në Janinë me Laert Haxhiun, arrestohet autori i plagosjes së Joan Muçllarit (EMRI)

24 May 2023, 19:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qëndronte në Janinë me Laert Haxhiun, arrestohet autori i
Joan Muçllari, laert Haxhiu dhe Firdeus Berberi

Një 22-vjeçar nga Pogradeci i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia greke në Athinë.

Bëhet fjalët fjalë për shtetasin Firdeus Berberi dhe autoritetet policore raportojnë se ai qëndronte ilegalisht në Janinë me të shumëkërkuarin tjetër të Policisë, Laert Haxhiun.

Firdeus Berbei akuzohet për plagosjen e rëndë me dashje të Joan Muçllarit. Ai bashkë me shokun e tij Greis Maxhari qëlluan me thikë në kokë dhe me pistoletë në këmbë Muçllarin i cili mbeti i plagosur rëndë, ngjarje kjo e ndodhur më 25 Prill të vitit 2022.

Ngjarja mes të rinjëve i kishte fillesat vite më parë kur babai i Firdeus Berberit, Ilir Berberi i njohur dhe si “Lili i Rrushkës” u akuzua se qëlloi me armë kallashnikov në drejtim të hotelit “Voloreka” në pronësi të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit, në pikun e sezonit turistik, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Qëndronte në Janinë me Laert Haxhiun, arrestohet autori i
Firdeus Berberi

Njoftimi:

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, vihet në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”.

Qendronte ilegalisht në Janinë dhe shoqërohej me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu, vihet në pranga 22-vjeçari.

Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.


Video