Ulen lehtë temperaturat, në jug do ketë vranësira

13 September 2022, 08:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ulen lehtë temperaturat, në jug do ketë vranësira

Mot me diell në veri dhe qendër, por vranësira të përkohshme në jug të vendit.

Duke iu afruar mesditës, jugu kalon në kushtet e kthjellimeve, të cilat bëhen mbizotëruese deri në mesnatë, në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rritje me rreth 2°C sjell mesdita kur termometri maksimal ngjitet në 26°C për zonat malore dhe mbi 30°C në zonat e ultësirës.

Ulen lehtë temperaturat, në jug do ketë vranësira

 


Video