Kush është i shumëkërkuari nga Elbasani që dy nënkomisarët e kapën dhe e lanë sërish të lirë (EMRI)

12 September 2022, 20:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është i shumëkërkuari nga Elbasani që dy
Foto ilustruese

Janë zbardhur detaje të reja nga pezullimi nga detyra i dy nënkomisarëve nga Elbasani Ulian Shpataraku dhe Sovjona Kapllanaj.

Burime bëjnë me dije se dy efektivët kanë kapur shtetasin Endrit Filja, i cili ishte i shpallur në kërkim, dhe më pas e kanë lënë sërish të lirë. Mësohet se Filja akuzohet për përshtatjen e lokalit për përdorim droge, neni 285/a i kodit të procedurës penale.

Nënkomisar Ulian Shpataraku ishte me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, ndërsa nënkomisare Sovjona Kapllanaj ishte me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve.

Sipas burime zyrtare, dyshohet se në shpërdorim të detyrës, këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor. Ata janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.1200, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e kësaj Prokurorie.


Video