Arratisja e 14 "kokave" të krimit, Kraja ia "ngec" Policisë: Nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacioni nga SPAK

12 September 2022, 21:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arratisja e 14 "kokave" të krimit, Kraja ia "ngec"
Gledis Nano dhe Arben Kraja

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka komentuar për herë të parë deklaratat e ish-kryepolicit Gledis Nano në lidhje me dekonspirimin e operacionit "Plumbi i Artë", ku 14 "koka" nuk arritën të kapeshin dot nga Policia.

Kraja u shpreh në RTSH se masat e vendosura gjatë operacionit “Plumbi i Artë” nuk u realizuan të gjitha pasi diçka nuk ka shkuar mirë. Megjithatë ai përjashtoi mundësinë që të ketë pasur rrjedhje informacioni nga ana e SPAK.

“Masa nuk u realizuan të gjitha për t’u kapur. Diçka nuk ka shkuar mirë. Forcat e policisë nuk kanë arritur t’i gjejnë një pjesë të tyre. Nuk ka pasur asnjë rrjedhje nga SPAK. Jam shumë i sigurt për këtë. Nga pikëpamja e zbatimit të ligjit ka një problematikë. Por nga pikëpamja e procesit. Për ne nuk ka asnjë problem. Çështja vazhdon”, tha ai.


Video