U shkarkua nga vettingu, Antoneta Sevdari fiton procesin në Strasburg

13 December 2022, 10:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U shkarkua nga vettingu, Antoneta Sevdari fiton procesin në Strasburg
Ish-prokurorja Antoneta Sevdari

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ia ka dhënë të drejtë ish-prokurores Antoneta Sevdari, e cila kundërshtoi shkarkimin nga Vettingu.

Ajo dërgoi çështjen në Gjykatën  Evropiane të të Drejtave të Njeriut bashkë me kolegë të saj, të cilët kundërshtojnë shkarkimin.

Sevdari u shkarkua nga trupa e Vettingut ku ishte pjesë edhe Luan Daci. Ish-prokurorja ka deklaruar më parë se u shkarkua nga një gjyqtar që nuk di të shkruajë dhe CV-ja e tij është ulëritëse.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se shkarkimi i Sevdarit ka shkelje proceduriale dhe se shkarkimi ka qenë proporcional. Për pasojë, shtetit shqiptar do duhet ta dëmshpërblejë 24, 600 euro.


Video