
37-vjeçari Enkel Kërtalli është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë. Ai ishte në burgun e Spanjës pasi së bashku me vëllanë e tij Morel Kërtalli tentuan të kryenin një vrasje ndaj Dashamir Gjokën në vitin 2017.
Asokohe dy vëllezërit qëlluan me breshëri plumbash ndaj makinës së Dashamir Gjokës, mjeti i së cilit ishte e blinduar dhe asnjë prej plumbave nuk ka depërtuar në brendësi.
Makina drejtohej nga vet Dashmair Gjoka, ndërkohë që në brendësi të saj ishin edhe 3 vajzat e mitura të tij. Pasi kanë qëlluar me automatik, dy vëllezërit janë larguar me shpejtësi duke përdorur një makinë tip “Benz”.
“Isha duke udhëtuar drejt Shijakut, kur kam dëgjuar plumbat që vinin nga një makinë paralel me mua. Unë dhe vajzat u tmerruam kur dëgjuam të shtënat. I dhashë gaz makinës për të mos më kapur më plumbat dhe jam drejtuar direkt për në komisariat. Nuk e di kush më ka bërë atentat. Fati i madh që shpëtuam, pasi makina ishte e blinduar”, është shprehur Dashamir Gjoka në dëshminë që ka dhënë në Polici.
Kush është Dashamir Gjoka
Dashamir Gjoka është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ndaj tij është e hapur një çështje për pastrim parash. Ndaj tij filloi një hetimin pasuror, pas dyshimeve se Gjoka i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.
Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës Gjoka u prangos 2 vite më parë pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij. Kujtojmë se kapja e dy vëllezërve u bë e mundur pas 5 vitesh në arrati. Vëllezërit u arrestuan në Spanjë.