U përplas nga gomonia, burime për Vox News: Agustin Sefa në gjendje të rëndë, operohet për herë të dytë (FOTO)

18 July 2022, 17:06Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U përplas nga gomonia, burime për Vox News: Agustin Sefa në
Agustin Sefa dhe Era Gj

31-vjeçari Agustin Sefa dhe 25-vjeçarja Era Gj. janë çifti që u përplasën nga gomonia pak ditë më parë në bregdetin e Jalës, teksa po qendronin në Shezlong.

Vajza mori gërvishtje të lehta, por Agustin Sefa mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Burime për Vox News.al bëjnë me dije se 31-vjeçari ka dëmtuar organet e brendshme dhe ditën e sotme është futur sërish në operacion. Ai ndodhet në gjendje jo të mirë shendetesore.

Agustin Sefa ishte nje punetor i thjesht dhe vjen nga një familje me vështirësi ekonomike.

31-vjeçari punonte së bashku me dajën e vet për hapjen e puseve.

Ai kishte marrë vetëm tre ditë leje për të shkuar me pushime me të fejuarën e tij.

Fatkeqësisht, këto pushime nuk shkuan ashtu siç ai do t'i dëshironte.

Policia arrestoi drejtuesin e gomones, 37-vjeçarin Gjergji Priftuli.



Video