U kapën duke shkëmbyer 1 kg kokainë të pastër, burgosen 3 shqiptarë në Britani (EMRAT-FOTO)

14 December 2023, 16:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U kapën duke shkëmbyer 1 kg kokainë të pastër, burgosen
Xhenaru Shehu / Andi Dema / Ridison Nega

Tre shtetas shqiptarë dhe një rumun janë burgosur nga një gjykatë në Britaninë e Madhe pasi u kapën në flagrancë duke shkëmbyer 1 kilogram kokainë të pastër në një parking në Hove.

Ishte Albert Nedelcu, një shtetas rumun ai që mori përsipër të transportonte kokainën drejt vendit ku e prisnin shqiptarët për të kryer shkëmbimin.

Në gjyq, 23-vjeçari rumun, i cili punonte si shofer kamioni tha se i ishte afruar një biznesmen dhe i kishte kërkuar të transportonte një qese, pa parë se çfarë kishte brenda saj.

Me një makinë tip “Hyundai” ai kishte marrë qesen për ta transportuar dhe pasi parkoi, brenda makinës hynë tre shtetasit shqiptarë, Andi Dema, Ridison Nega dhe Xhenaru Shehu. Ata morën qesen e drogës dhe lanë brenda një qese me para.

Të tre shqiptarët pretenduan në gjykatë se ishin detyruar t’i hynin rrugës së drogës për shkak të vështirësive ekonomike dhe borxheve. Andi Dema rezulton i dënuar dy herë më parë dhe i dëbuar nga Britania.

Dema, i cili kishte dy dënime të mëparshme për drogë, u dënua me pesë vjet e gjysmë burg.

Nega, nga Neëmarket Road, Brighton dhe Nedelcu u dënuan të dy me katër vjet e gjysmë.

Shehu, nga Palmeira Avenue Mansions, u dënua me dy vjet e katër muaj burg.

Gjykatësi Regjistrues Tom Nicholson-Pratt tha se të gjithë të dëbuarit ka të ngjarë të dëbohen.


Video