Arrestohet në Spanjë i FORTI i Durrësit, Lul Berisha!

14 December 2023, 12:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet në Spanjë i FORTI i Durrësit, Lul Berisha!
Lulzim Berisha, foto arkiv nga google

Është arrestuar në Spanjë i shumëkërkuari Lulzim Berisha.

Ish-kreu i Bandës së Durrësit u arrestua në kuadër të operacionit të përbashkët “Sant Joan” mes policisë shqiptare dhe asaj spanjolle.

Autoritetet shqiptare do kërkojnë ekstradimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e suksesshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.


Video