Ish-kryebashkiaku socialist i Vorës, Agim Kajmaku ka lënë qelinë e burgut në Itali, pasi Gjykata e Fermos i ka dhënë pafajësinë.
Në seancën gjyqësore Kajmaku është mbrojtur nga avokatët Ariol Kondi dhe Paolo Rossi. Mësohet se pafajësinë e ka fituar edhe nipi i Agim Kajmakut, Edmond Kajmaku.
Arrestimi i Agim Kajmakut
Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i Vorës kishte shkuar në Itali një javë përpara se të arrestohej nga policia e Marches mesditën e 25 majit 2022, i akuzuar se fshehu 20 kilogramë kokainë brenda vazove me lule që bleu për biznesin e tij.
Sipas të dhënave nga sistemi TIMS, Agim Kajmaku ka udhëtuar me avion nga Tirana drejt Ankonës më 20 maj ndërsa 5 dite më pas ai u arrestua në flagrancë pranë një fidanishteje në Grottamare, afer San Benedeto di Tronto, së bashku me nipin e tij, Edmond Kajmaku.
Pas arrestimit të Kajmakut në Itali, një operacion u kryer edhe në Shqipëri, në Portin e Durrësit, tek kamioni i drejtuar nga vëllai ish-kryebashkiakut, Ladi Kajmaku. Dyshemeja e kamionit të boshatisur ishte e modifikuar me vende të përshtatshme për ato të transportit të drogës, por brenda tyre janë gjetur vetëm pjesë bukepeshku dhe jo drogë.
Për rreth 60 ditë Kajmaku dhe grupi të cilit i shërbentë ishte nën vëzhgim të rreptë 24 orë nga policia italiane.