Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, reagon policia: Kemi rrethuar zonën

19 April 2023, 14:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, reagon policia: Kemi rrethuar

Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e biznesmenit dhe kandidatit për Këshillin Bashkiak, Ardjan Nikulaj.

Sipas policisë Nikulaj është vrarë në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin.

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.


Video