Gazetarja futet brenda lokalit ku u vra Ardian Nikulaj, u qëllua me 6 plumba, 4 prej tyre zunë në xham

19 April 2023, 16:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetarja futet brenda lokalit ku u vra Ardian Nikulaj,  u qëllua me 6
Shenjat e plumbave në xham

Gazetarja e “News24”, Klodiana Lala është futur brenda lokalit ku u vra biznesmeni Ardian Nikulaj. Ajo ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit Nikulaj në Shëngjin. Gazetarja tha se drejt biznesmenit është qëlluar me 6 plumba, ku njëri e ka prekur në kokë dhe një në trup.

“Prokuroria e Lezhës në bashkëpunim me policinë është duke hetuar për të hedhur dritë mbi ekzekutimin mafioz të Ardian Nikulaj. Sipas të dhënave rezulton se një person që ka hyrë i vetëm në ambientet e lokalit, ku ishte vetë biznesmeni 50vjeçar që njëherazi mban postin e kryetari të partisë PSD për qarkun e  Lezhës, një kamarier dhe një roje sigurie që ka qenë tek dera e jashtme e lokalit.

Personi është drejtuar nga Ardian Nikulajt, ka qëlluar në drejtim të tij me 6 plumba, njëri e ka prekur në kokë dhe një në trup. Personi është larguar me motor. Nuk ka ende të dhëna për autorin. Për të mos tërhequr vëmendjen ka qenë me skafandë në kokë dhe me jelek fosforeshent, dhe në moment të parë është menduar mos ishte punonjës dhe kur është konstatuar , ai ka qëlluar me armë. Pra e ka pasur të qartë shënjestrën e tij. Prokuroria dhe policia kanë një sërë pistash në tryezë njëra prej tyre është edhe gjakmarrja. Në vitin 2010 vëllai i Ardian Nikulaj është ekzekutuar nga pjesëtarë të fisit Palaj. Një përplasje mes dy fiseve e njohur në qarkun e Lezhës, më pas nga fisi Palaj janë vrarë dy persona, ngjarje kjo e pazbardhur”, tha gazetarja Lala.


Video