U qëllua me shotgun brenda lokalit të tij, 75 vjeçari në Shkodër me precedentë të mëparshëm penalë

15 June 2022, 23:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U qëllua me shotgun brenda lokalit të tij, 75 vjeçari në
Vendi i ekzekutimit të 75-vjeçarit

Lulash Qepuri, 75 vjeçari i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Shkodër pas të shtënave me armë zjarri brenda lokalit në pronësi të tij, ishte person me precedentë të mëparshëm penalë.

Në vitin 2011, i moshuari është arrestuar nga policia.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

Nuk dihet nëse atentati ndaj tij ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm. Policia ka ngritur postoblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit i cili sipas dëshmitarëve ka qenë i maskuar dhe ka qëlluar 4 herë me “shotgun” drejt viktimës.


Video