U ekstradua dje nga Franca, Gjykata e Posaçme jep masën për Behar Bajrin

17 November 2023, 15:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U ekstradua dje nga Franca, Gjykata e Posaçme jep masën për
Behar Bajri

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Behar Bajrin që sipas prokurorisë akuzohet për organizimim e vrajsës së Gjin Ndoj, plagosjen e Tauland Pepaj dhe planifikimin e disa antentatave të tjera.

Në senacën e zhvilliar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj pranoi kërkesën e dy prokurorëve Altin Dumani dhe Arben Kraja që Behar Bajri të vijojë masa shtrënguese arrest në burg.

Bajri u ndalua në Strasburg gjatë një operacioni mes Shqipërisë dhe Francës. Ai u ekstradua një ditë më parë me masa të forta sigurie.

Vendimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 246 pika 6 të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës me kërkesë me objekt: Marrje në pyetje të të arrestuarit: B.B.,  i dyshuar për veprat penale të: “Vrasje me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e Veprave Penale nga grupi i strukturual kriminal dhe organizata kriminale” parashikuar nga nenet 78/2; 28/4; 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal; Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal; Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në bashkëpunim dhe në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

2.Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri, bazuar në nenet 248 të Kodit të Procedurës Penale, pasi zhvilloi seancën gjyqësore të marrjes në pyetje të të arrestuarit në prani të mbrojtësit të zgjedhur dhe pasi dëgjoi kërkimet përfundimtare të palëve, bazuar në nenin 228, 229, 230, 238 dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi:

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim B.B me vendimin Nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.


Video