Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar në Burrel, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Sipas policisë, i riu e ka mashtruar të miturën duke e futur në makinë, dhe më pas duke abuzuar me të.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë, Mat, në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP, Dibër, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasin, 26 vjeç, banues në fshatin Komsi, Burrel, pasi nëpërmjet mashtrimit ka marrë në automjetin e tij një shtetase të mitur dhe më pas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të”.