FOTO/ Kjo është 37-vjeçarja që dyshohet se prost*tuonte vajzën e saj të mitur, për para!

17 November 2023, 12:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Kjo është 37-vjeçarja që dyshohet se prost*tuonte
Foto e marre nga (JOQ)

Ditën e djeshme, Policia e Sarandës raportoi se një vajzë e mitur, e moshës 15 vjeçe, kishte denoncuar nënën e saj, se e kishte “nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për 37-vjeçaren Elentina Memaj, e cila është denoncuar nga vajza e saj, S.Memaj.

E mitura ka kallëzuar penalisht mamanë e saj se kjo e fundit e detyronte të kryente seks me meshkuj të tjerë për përfitim monetar.

Sipas JOQ-së, të miturës po i bëhet presion për të tërhequr kallëzimin penal.

Mësohet se 37-vjeçarja ka qenë dy herë e martuar. Me ish-bashkëshortin e parë i ka shkëputur lidhjet pasi ka akuzuar vëllain e këtij të fundit, kunatin e saj se donte ta përdhunonte. Ish-bashkëshortin e dytë e ka akuzuar se ka dashur t’i përdhunojë të bijën.

Pasi ky i fundit u vu pas hekurave ajo nisi bashkëjetesën me të dashurin e ri në shtëpinë e ish-burrit të saj.

Një reagim në median Saranda Web shkruan se është një ngatërresë shumë e madhe dhe një informacion shumë i pasaktë.

FOTO/ Kjo është 37-vjeçarja që dyshohet se prost*tuonte

Policia e Sarandës vetëm e ka proceduar në gjendje të lirë atë, teksa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës dhe nuk dihet ende cfarë ka ndodhur me ngjarjen.


Video