U dënua pasi inskenoi vdekjen e tij, Gjykata e Apelit liron nga burgu Davide Pecorellin

18 September 2025, 15:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U dënua pasi inskenoi vdekjen e tij, Gjykata e Apelit liron nga burgu
Davide Pecorelli

Gjykata e Apelit liron nga burgu italianin, Davide Pecorelli, i cili u dënua në vendin tonë pasi inskenoi vdekjen e tij.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Pecorelli e ka kryer dënimin e tij në kohën e paraburgimit.

Ndërkohë, akuza për shkatërrim prone me zjarr me pasoja të rënda (neni 151/2) u ndryshua, duke e shpallur atë fajtor për shkatërrim prone me zjarr sipas nenit 151/1 dhe e dënoi me 8 muaj burgim.

Për veprën penale të dhunimit të varreve (neni 118), Pecorelli u shpall gjithashtu fajtor dhe u dënua me 8 muaj burgim.

Kujtojmë se Davide Pecorelli u bë i njohur në mediat italiane dhe shqiptare në vitin 2021, kur u raportua fillimisht si i zhdukur në Shqipëri.

Më vonë u zbulua se kishte inskenuar vdekjen e tij, duke shkaktuar hetime të shumta dhe debat publik.


Video