U arrestua në Francë, dalin fotot e avionit "kaçatorr" të Ermal Beqirit

29 July 2026, 14:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U arrestua në Francë, dalin fotot e avionit
Ermal Beqiri

Janë publikuar fotot e avionit të vogël me të cilin po fluturonte Ermal Beqiri në Francë, pak para arrestimit të tij nga autoritetet franceze.

Në fotot e publikuara nga gazeta Shekulli, shihet Beqiri që bën selfie para avionit tip kaçatorr, ashtu dhe si pamje nga brenda mjetit.

44-vjeçari, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për skandalin e tenderave të AKSHI-t, u arrestua mbrëmjen e djeshme në Francë, shkruan Vox News.

Sipas autoriteteve, Beqiri u lokalizua dhe u arrestua në qytetin e Amiens, ku aktualisht ndodhet në paraburgim, në pritje të procedurave të mëtejshme për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Sipas mediave franceze, ndalimi i tij ndodhi në rrethana të pazakonta. Beqiri ishte duke pilotuar një avion të vogël, i cili tërhoqi vëmendjen e autoriteteve pasi fluturoi mbi termocentralin bërthamor të Penly, në rajonin Seine-Maritime.

Gjatë fluturimit, avioni zbriti në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar për zonat e ndjeshme, çka solli fillimisht ndërhyrjen e Forcave Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, të cilat më pas ia referuan çështjen Xhandarmërisë Franceze.

"Një shtetas shqiptar u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar", raportuan mediat franceze.



Video