Arrestohet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar në Itali për trafik droge, pritet ekstradimi

29 July 2026, 13:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestohet në Durrës 23-vjeçari i kërkuar në Itali

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimin.

I arrestuari Latif Biba dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal në Itali, me veprimtari në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve, ndaj 23-vjeçarit Gjykata e Breshias në Itali ka lëshuar urdhër arresti në mars të vitit 2026, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike”.

Aktualisht, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë për përfundimin e procedurave ligjore dhe ekstradimin e tij drejt Italisë.


Video