Tuneli i Llogarasë/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

29 July 2026, 12:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tuneli i Llogarasë/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), këtë herë në kuadër të procedurave për zgjatjen e afateve të hetimit.

Gjyli ka mbërritur në ambientet e SPAK nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës, ndërsa paraqitja e tij lidhet me vijimin e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.

Ish-drejtori i ARRSH-së është marrë i pandehur nga SPAK, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, e kryer dy herë në bashkëpunim.

Hetimet lidhen me periudhën kur Gjyli drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar. Paraqitja e sotme vjen si pjesë e veprimeve procedurale të organit të akuzës për të vijuar hetimin dhe për të administruar provat e nevojshme.


Video