
Javën e kaluar “Stop”, publikoi një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Barbullinjë të Lushnjes.
63-vjeçari Luan Topi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me aftësi ndryshe dhe 24-vjeçarja është sot 2 muajshe shtatzënë.
Pasi foli me vajzën, e ëma tha se komshiu i tyre, Luan Topi e ka gënjyer atë duke e futur në furgonin e tij të bardhë.
I biri i Luanit i ofroi mamasë së vajzës 1 milionë lekë për të mbyllur gojën, por ajo nuk pranoi dhe e denoncoi në polici.
Pas emisionit, prokurori i Fierit që ka çështjen, kërkoi masën e arrestit me burg për të dyshuarin Topi dhe gjykata e Fierit pranoi kërkesën e prokurorit.
Nga ana tjetër, Shërbimi Social Rajonal Fier, ka bërë procedurat në familjen e vajzës për asistencë psikologjike dhe pajisjen me kartelë të shëndetit mendor për 24-vjeçaren.
Asaj do t’i lidhet kempi. Prokuroria e Fierit ngriti sot edhe një grup ekspertësh pasi vajza do të kryejë abort.
Tashmë i mbetet Mjekësisë Ligjore që të bëjë analizën e ADN-së për të kuptuar nëse i dyshuari kryesor Luan Topi ka abuzuar me 24-vjeçaren me aftësi ndryshe./Klan