Tronditëse në Përmet, djali vret nënën e tij!

3 June 2023, 22:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tronditëse në Përmet, djali vret nënën e tij!

Ngjarje e rëndë në Përmet, një 24-vjeçar në rrethana të paqarta ka mbytur nënën e vet.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen “Partizani”.

Autori i krimit Albi Muhollari është vënë në pranga, ndërsa viktimë ka mbetur 65-vjeçarja Zeniate Muhollari.

Aktualisht nuk dihen shkaqet, por grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij krimi të rëndë. Policia dyshon se autori vuan nga depresioni, por ky element nuk është vërtetuar ende.

Njoftimi i policisê:

Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video