DETAJE/ Plagoset me thikë një 54-vjeçar në Sarandë, goditet në kokë dhe sqetull (Emri)

3 June 2023, 15:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJE/ Plagoset me thikë një 54-vjeçar në Sarandë,

Një 54-vjeçar ka shkuar i plagosur në spitalin e Sarandës këtë mesditë.

Personi i plagosur është identifikuar si Edmond Sulo, i cili mësohet se ka marrë dy goditje me thikë, në kokë e poshtë sqetullës.

Mësohet se i plagosur po merr mjekim në urgjencën Stefan Mekshi” të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2., si dhe policia ndodhet në vendngjarje.

Bëhet me dije se uniformat blu kanë identifikuar autorin dhe e kanë shpallur në kërkim, ende nuk dihen motivet e plota mbi ngjarjen.


Video