Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

50 persona në fshatin Gjoricë të Bulqizës i janë drejtuar qendrës shëndetësore me shenja helmimi. Personat e paraqitur janë të moshave të ndryshme, por simptoma që shfaqin janë të njëjta: të vjella e diarre.
Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur si rezultat i kontaminimit të ujit të pijshëm, i rrjetit të ujësjellësit, që furnizon gjithë Gjoricën.
Nuk dihen shkaqet që kanë sjellë ndotjen e ujit ndërsa mësohet se Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor kanë marrë mostrat e ujit për t’ju bërë analizat dhe ka rezultuar se uji është i ndotur.