Tri turiste italiane përfundojnë në pranga, vodhën bizhuteri e parfume në Ksamil, policia publikon pamjet (VIDEO)

22 August 2025, 13:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tri turiste italiane përfundojnë në pranga, vodhën bizhuteri
Tri turiste italiane përfundojnë në pranga

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar një rast vjedhjeje të ndodhur në bulevardin e Ksamilit, ku u përfshinë tri shtetase italiane.

Nga veprimet hetimore, u arrestua në flagrancë 21-vjeçarja italiane M.D., ndërsa u proceduan penalisht në gjendje të lirë bashkëpunëtoret e saj, G.D., 18 vjeçe dhe G.C., 22 vjeçe.

Hetimet tregojnë se më 21 gusht 2025, tre të rejat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur sende me vlerë, bizhuteri, parfume dhe suvenire, nga stendat në zonën e bulevardit të Ksamilit.

Vlera e tyre arrin rreth 150 mijë lekë.

Një pjesë e sendeve të vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Video