Tre të miturat shfrytëzoheshin për prostitucion, dëshmia e vajzave në Fushë-Krujë: U ofruam me dëshirë!

24 January 2024, 11:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tre të miturat shfrytëzoheshin për prostitucion, dëshmia e
Vajzat e mitura

Detaje të reja nga shfrytëzimi i tre vajzave të mitura nga 3 të rinjtë në Fushë-Krujë.

Familjarët e 3 të miturave që janë shfrytëzuar për prostitucion nga 3 të rinjtë në Fushë-Krujë kanë bërë denoncim për largimin e tyre që në muajin shtator, por nuk janë lokalizuar pasi kanë qëndruar në vendndodhje të ndryshme në Fushë-Krujë dhe Durrës.

Vajzat kanë deklaruar se janë larguar nga shtëpitë me dëshirën e tyre dhe gjatë kësaj kohe janë shfrytëzuar për prostitucion nga djemtë të cilët i kishin njohur dhe ishin miq me njëri-tjetrin.

Tre personat e arrestuar, Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu, fillimisht nuk kanë pranuar para hetuesve se i kanë shfrytëzuar për prostitucion, por janë përballur me fakte, biseda dhe video të vajzave që janë gjetur në celularët e tyre.

Vajzat e mitura edhe më herët janë larguar nga banesat e tyre.


Video