Atentat? “Bëhu gati për goditje, afrohu 45-sa!” Dy makinat rrethojnë 28-vjeçarin me mina në çantë, ai…

24 January 2024, 10:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentat? “Bëhu gati për goditje, afrohu 45-sa!” Dy makinat
Marian Gjoka

Një 28-vjeçar është arrestuar teksa po transportonte 2 mina me telekomandë në çantën e tij të shpinës.

Policia ka publikuar video të momentit të arrestimit.


Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar i cili lëvizte me këmbë, në drejtim të qytetit, dhe kanë ndërhyrë menjëherë.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi Marian Gjoka 28 vjeç, banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik, Mirditë, rezident në Malin e Zi.

"Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i ka siguruar në Malin e Zi, ku ishte i punësuar" informoi policia.

Gjatë kontrollit në çantën e shpinës së 28-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e këtij shtetasi, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.


Video