Tre ish-presidentët e Shqipërisë dhe Pandeli Majko udhëtojnë javën e ardhshme drejt Hagës: Do takojnë ish-krerët e UÇK

20 September 2022, 18:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tre ish-presidentët e Shqipërisë dhe Pandeli Majko
Pandeli Majko, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi

Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, do të shkojnë javën e ardhshme në Hagë, për të takuar ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte.  Vizita e tyre pritet që të ndodhë me 29 shtator.

Ish-drejtuesit e shtetit shqiptar pritet të zhvillojnë takime me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët e Kosovës, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin e Kosovës Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nga Haga.

Mediat kosovare raportojnë se këtij delegacioni të ish-presidentëve shqiptarë do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli, ish-president, ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Kujtojmë se më herët nga Shqipëria ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së kryeministri Edi Rama. Nga Kosova ata janë vizituar nga krerët fetarë të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.


Video