
Specialisti i sigurisë, Ergys Muzhaqi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania me moderatoren Sidorela Gjoni, se ish-drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano do të ketë probleme nga bota e krimit pas publikimit të emial-eve.
Ai sqaroi se tashmë hakerat kanë të dhëna sensitive dhe këtë aktivitet po e zhvillojnë pas asnjë pengesë.
“Me ekspozimin e të dhënave tona personale dhe asnjë masë që nuk u mor filloi tatëpjeta e këtij muhabeti. Ka logjikë të mendosh që kemi edhe shtete të tjera të përfshira, përveç Iranit.
Kemi ekspozimin të e-mail të zotit Nano, tregoi që autorët e sulmit me gjithë mbështetjen e tyre, bëjnë aktivitet të papenguar, që kanë akses, që kanë në duart e tyre informacion të shumtë. Personalisht zoti Nano mund të ketë probleme”, u shpreh Muzhaqi.