“Është me arsim të lartë, i parrezikshëm”, kërkesa e avokatëve s'bind gjykatën, lihet në burg supermashtruesin turk

20 September 2022, 17:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Është me arsim të lartë, i parrezikshëm”,
Faruk Fatih Ozer

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për biznemsenin turk, Faruk Fatih Ozer i cili ka kryer mashtrime qindramiliona euroe me kriptomonedhat.

Apeli nuk ka pranuar këkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë, nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje”.

Gjatë seancës së sotme, përmes avokatit të tij, Faruk Fatih Ozer ka pretenduar se nuk është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, as i skeduar në Turqi për aktivitet kriminal.

Avokati i tij ka deklaruarë se Ozer shtë një person me arsim të lartë, dhe se vendimi me burg duhet zbutur duke e lënë në detyrim paraqitjeje sa herë që Gjykata ta kërkojë.

Sakaq, nga ana tjetër, prokurori i çështjes ka deklaruar se ndaj tij ka një hetim në shtetin turk dhe se është në kërkim ndërkombëtar për vepra penale, duke thënë se nuk mund të ndryshohet masa e sigurisë, duke e lënë në burg.

Në seancë kanë qenë dhe përfaqësues të ambasadës turke.

Faruk Fatih Ozer u arrestua më 30 gusht pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim që prej një viti nga Turqia.


Video