Tragjike në Tiranë/ I riu hidhet nga ura në Unazën e Madhe, humb jetën! (KUJDES, Pamje të RËNDA)

20 February 2026, 12:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjike në Tiranë/ I riu hidhet nga ura në Unazën e Madhe,
Tiranë

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të premte në kryeqytet.

Një djalë dyshohet se është vetëhedhur nga Ura e Babrrroit, në zonën e Unazës së Madhe, duke humbur jetën në vend.

I riu ka rënë nga lartësia e urës dhe për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë.

Pamje të rënda, video e marrë nga joq:

Deri në këto momente nuk bëhet i ditur identiteti, mosha apo rrethanat që mund ta kenë çuar drejt këtij akti fatal.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për të dhënë më shumë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur zonën.


Video