Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 20-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në fshatin Rëmenj të Pogradecit.
Policia thotë se i riu është gjetur nga banorët e fshatit, dhe paraprakisht dyshohet të jetë vetëvarur.
"Rreth orës 14:40 në fshatin Rëmenj, është gjetur nga banorët e zonës, pa shenja jete dhe pa shenja dhune në një zonë kodrinore, shtetasi G. D., 20 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia.