Tiranë, 41-vjeçari denoncon largimin nga banesa të gruas me dy fëmijëve të mitur

7 June 2025, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tiranë, 41-vjeçari denoncon largimin nga banesa të gruas me dy

Një 41-vjeçar ka denoncuar humbjen e bashkëshortes së tij, e cila dyshohet se ka marrë me vete edhe dy fëmijët.

Policia e Tiranës bëri me dije se ka nisur kërkimet për gjetjen e 25-vjeçares dhe fëmijëve të mitur.

Denoncimi është bërë ditën e djeshme nga S. T., 41 vjeç.

Ai kallëzoi se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij shtetasen K. T., 25 vjeçe, e cila ka marrë me vete dhe dy fëmijët e tyre. Punohet për gjetjen e tyre”, tha policia e kryeqytetit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Mbeten të paqarta rrethanat dhe shkaqet e largimit të 25-vjeçares nga banesa.


Video