EKSKLUZIVE/ AMP aksion në Kapshticë, gjendet sasi e madhe droge, dyshohet për disa të arrestuar

7 June 2025, 11:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EKSKLUZIVE/ AMP aksion në Kapshticë, gjendet sasi e madhe droge,
Kapshticë

Një aksion i befasishëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) rajoni Elbasan-Korçë është zhvilluar paraditen e sotme në pikën doganore të Kapshticës, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike dhe janë ndaluar disa persona nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale.

Burime për VoxNews.al bëjnë me dije se lënda narkotike është kapur gjatë kontrollit të hollësishme. Dyshohet se droga është e llojërave të forta.

Burimet bëjnë me dije se në këtë rast mund të jenë të përfshirë edhe punonjës të Policisë së Shtetit apo të strukturave të doganës në Kapshticë, të cilët dyshohet se kanë lehtësuar hyrjen ose daljen e drogës.

Kjo është ndër goditjet më të mëdha të muajve të fundit nga AMP, e cila ka intensifikuar kontrollet ndaj punonjësve të vetë strukturave të sigurisë dhe mbikëqyrjes kufitare.

©CopyrightVoxNews

Ky artikull është ekskluziv i VoxNews, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar VoxNews dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video