Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Detaje të reja nga aksidenti i rëndë i mesditës së 1 Dhjetorit në Podgoricë të Malit të Zi, ku humbën jetën bab e bir me kombësi shqiptare.
Sipas mediave malazeze, Anton Frani Gjelaj 36-vjeç dhe i biri Kristiani 6-vjeç kanë humbur jetën pasi makina “Golf 4” me të cilën po udhëtonin ka rënë nga Ura e Shtrembër në lumin Moraça.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve, shoferi i “Golfit” është ngjitur ngadalë në trotuar me makinën e tij dhe më pas papritur ka përplasur mjetin dhe ka rënë në Moraça.
Mediat shkruajnë se në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të tragjedisë, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.