
Ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes nga ushqimi një i dënuar në burgun e Lezhës.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve, bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Beneshi, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
NJOFTIMI I DREJTORISË SE BURGJEVE
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, informon opinionin publik se me datë 04.12.2023, rreth orës 10:20 në IEVP LEZHË është marrë njoftimi se shtetasi Gezim Petrit Beneshi, i datëlindjes 06.07.1978, me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” të parashikuara nga neni, (76-22) i Kodit Penal jemi njoftuar se ky shtetas duke u ushqyer i është bllokuar frymëmarrja.
– Shtetasi Gezim Petrit Beneshi, pacient me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ me diagnozë ‘Skizofrenia paranoide’ dhe ‘Hipertension arterial st.2’ me mjekim ‘Respiridon 2Mg 2×1 tablete, lerkanidipine 10 mg 1 tabletë në ditë, furosemil 40 mg 1 tabletë në mëngjes, aspirinë protekt 100 Mg 1 tabletë në dite, omeperazol 20 mg 1 tabletë në mëngjes’ , ku ishte i akomoduar në IEVP Lezhë, në seksionin e masave mjekësore për arsye të gjendjes së tij shëndetësore ka ardhur me datë 26.05.2022 nga Komisariati i Policisë Kavajë.
– Stafi i IEVP LEZHË, në momentin e konstatimit të ngjarjes nga ana e punonjësit të shërbimit ka njoftuar menjëherë mjekun e shërbimit, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe janë konstatuar shenja jete. Është nisur urgjentisht me ambulancën e institucionit i shoqëruar nga stafi mjekësor drejt Spitalit Rajonal të Lezhës me shenja jete.
– Jemi njoftuar nga Spitali Rajonal i Lezhës për ndarjen nga jeta të shtetasit Gëzim Beneshi.
– Pas konstatimit të faktit, janë njoftuar familja e të ndjerit si dhe organet hetimore.