Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas vendimit për shtyerjen e seancës për Fredi Belerin nga GJKKO për në datën 11 dhjetor, avokati i tij, Edmond Demo ka folur për mediat, duke ironizuar togat e zeza.
Sipas tij edhe pse kanë depozituar kërkesën në bazë edhe të Kushtetutës, ata nuk e lejojnë Belerin sepse sipas atyre nuk ka ligj për këtë.
“Që të zgjidhesh kryetari i një grupi që të ka votuar, nuk të lënë të vesh sepse nuk e ka ligji këtë” ka thënë fillimisht Demo.
Me ironi ai tha se ndoshta togat e zeza presin që të vdesi Beleri, ose të vdesin vetë. Gazetarët e pyetën nëse do të ketë mundësi të betohet online, ai me ironi tha se të bëhet “Si te Lana, te noteri”.