Trafikonte kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë, kapet në Durrës rusi i shumëkërkuar Denis Borisov (VIDEO)

1 October 2022, 12:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trafikonte kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë, kapet në
Momenti i arrestimit

Një shtetas rus i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafik të narkotikëve është kapur në Durrës. 

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kempten” është vënë në pranga shtetasi rus Denis Borisov, 28 vjeç, lindur në Rusi dhe rezident në Gjermani. Operacioni është kryer nga FAST Albania, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani.

Rusi Denis Borisov është kapur gjatë natës së kaluar në ambientet e një hoteli në rrethrrotullimin e Durrësit.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman. 28-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë." thuhet në njoftimin e Policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden,Gjermani, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.


Video